Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon amtibiotiku ne mos mbetjen shtatzene?

Peshendetje doktoresh desha met pyt burri im ka bakerje ne lukth dhe mjeki i ka dhan antibjotik a mun te ndikoj kjo bakterje dhe antibjotiki per mos mbetjen shtazan dhe ni pytje tjeter un mes i pata me 31 tetor por 8 dhe me 9 nendor kishe cekracijone qe zgjaten a mut te kem pas uvujumin me her mujin e kalum i kam pas qeto sektacijone diten e 14 qfar mendoni ju e ne ket muj neser e kam diten e 14 qfar mendoni a mun te mbes shtzan bas ketyre qe i shkruva

Sara 12 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Infeksioni dhe trajtimi me antibiotik i bashkëshortit, nuk ndikon në fillimin e shtatzënisë. Nëse ciklin menstrual e ke patur të rregullt prej rreth 28-të ditësh, ditët e ovulacionit mund të jenë në ditën e 14-16. Shtatzënia ka shumë mundësi të ndodhë në këto ditë, nëse shëndeti tënd riprodhues dhe i bashkëshortit është normal. Për ta vlerësuar këtë duhet që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që me anë të anamnezës, vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve, mjeku të gjejë shkakun e mos mbetjes shtatzënë dhe të të rekomandoj për trajtim. Gjithashtu edhe bashkëshorti duhet të kontaktoj mjekun androlog për të bërë analizë të spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti