A ndikojnë cistat në mosmbetjen shtatzënë dhe si bëhet shërimi i tyre?
Xhani
(15 vite më parë)
Pershendetje Xhani,
Siç mund ta dish vezorja vazhdimisht prodhon folikula dhe nese ndonjeri nga keta folikula nuk pelcet (qe ndodh gjate ovulacionit), atehere ai folikul rritet dhe kete ne e quajme ciste. Nese formohet cista, atehere s'ka pasur ovulacion dhe kjo manifestohet me çrregullim te ciklit.
Sa kohe ke qe perpiqesh te mbetesh shtatzene?
Ne rastin tend duhet qe pas nje ekzaminimi te hollesishem dhe pas konfirmimit se nuk ka ndonje problem tjeter, te stimulohet ovulacioni dhe shtatzenia do te ndodhe.
I nderuari Zotri Morina.
Pyetja ime eshte kjo, kam bere kontrolla me kane thene se kam cista, kam perdore medikamente te ndryshme, injekcione etj... ne kontrollen e fundin me thane se gjithçka eshte ne rregull por une prape s`mbetem shtatzene, s`di ku eshte problemi?
Ju faleminderit per mundimin tuaj.