Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me ciklin mestrual

Pershendetje doktoreshe kam nje pyetje, doktoresh une kam lindur me 13 Qershor, por ende nuk me ka ardhur cikli mestrual, lindjen e pare e kam. A eshte dicka problem? Pune te mbare.

Ilirjana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana

Mos ardhja e menstruacioneve pas lindjes edhe deri në një vit është normale, kur gruaja ushqen fëmijën në mënyrë korrekte fëmijën me gji. Të ushqesh fëmijën në mënyrë korrekte do të thotë ta ushqesh atë vetëm me qumësht gjiri, ta ushqesh fëmijën brënda çdo 6-të orëshi si dhe të mos e ushqesh fëmijën në asnjë mënyrë me ushqime të tjera.

Gjithë të mirat.

/komuniteti