Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me menstruacione

Miredita doktoreshe, jam e martuar qe 1 vit edhe po dua me ngel shtatzene. Jam kontrolluar edhe me kane thene qe kam infeksion edhe me terepi me ka kaluar edhe kam perdore acid florik dhe disa barna tjera, por qe 3 muaj i kam kryer barnat po nuk po ngeli shtatzene. Kam vonese menstruacionesh, po kam perzirje dhe po kam dhimbje ne anen e djathte?!

Leta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leta

Infeksionet janë një nga shkaqet e infertilitetit/mos mbetjes shtatzënë, por krahas ka edhe faktorë të tjerë. Të rekomandoj të bësh një ekgrafi në ditët 14-16 të ciklit për të vlerësuar praninë e ovulacionit, një spermogramë dhe një vizitë për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës.

Nëse këto vlerësime janë normale, ekzminimi i rradhës duhet të jetë HSG (histerosalpingografi), për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti