Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapslleku ne shtatzeni

Pershendetje doktoresh te pergezoj per punen e palodhshme qe ben per ne per pergjigjet tua te lutem mu pergjigj ne pyetjen time sepse jam ne hall kam probleme me kapsllekun mjeku me pershkruajti qaj becunis mirepo ne barnatore nuk ma dha farmacistja me tha une nuk guxoj se nuk lejohet per gra shtatezena tani nuk di qfare te perdor tjeter te gjitha te mirat

Arta 123 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Me avancimin e shtatzënisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzënisë, si për shëmbull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.

Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Arta 123 (13 vite më parë)
Faleminderit doktoreshe te uroj shendet dhe pune te mbare.

/komuniteti