Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit mujor

Mirmbrema Dr.Mimoza un kam nje cikel te rregullt 30 ditesh dhe kete muaj i kam prit me daten 13.11.2 por ato ne fakt me erdhen me 09.11 dhe perfunduan 11.11 por gjith i kam 4 dit ne diten e 5 i perfundoj kete her vetem 2 dit me dhimbje te mëdhaja qe kurr skam pas aso dhimbje un jam e martuar dhe qe 3 muaj kam marrdhenie te pambrojtura sepse kemi deshir te kemi femij tash mbas mens.kam dhimbje ne vezoren e majtë dhe nganjeher edhe barku edhe gjinjet me dhembin leht a mund te jem edhe shtatzene a mund te ndhodh kjo test shtepiak kam bere por negativ? Qfar me sugjeroni te bej ju lutem pres pergjigjje nga ju!! Falemnderit

Beslinda Sylejmani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beslinda

Nëse dyshon se je shtatzënë, bëj një beta hCG sepse është test shumë i sigurtë.

Nëse shtatzënia mungon, të këshilloj që përpara se të bësh tentativë për shtatzëni, kontakto një mjek obstetër-gjinëkolog për të bërë një këshillim parakoncepsional.

Gjithë të mirat.

/komuniteti