Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje Dr.Mimoza. Faleminderit shume qe gjeni kohe per ne ti pergjigjeni pyetjeve tona. Une kam nje pyetje. Jam 26 vjecare, jam e martuar, tani per here te pare kemi vendos te kemi nje femije. Une kam pas marredhenie gjate diteve te ovulimit me matjen e temperatures cdo mengjes. Ciklin e fundit e kam pas me date 7 shtator, ciklin e kam cdo 28 dite, por me padurim pres te me vije koha e ciklit dhe te kuptoj nese jam apo jo shtatzene?! Kam qe 3 dite qe gjithe kohes urinoj shume shpesh dhe gjoksi ka fillu te me enjtet por barkun tim e ndjej shume te fryre dhe kjo me shqeteson sepse kam edhe nje lloje dhimbje ne fund te barkut ne anen e djathte. Doktoreshe nese beje nje test tani me tregon nese jam apo nuk jam shtatzane apo duhet te pres domosdo deri ne kohen e ciklit? Ju falenderoj shume per kohen qe merrni te lexoni keto qe kam shkruar. Pune te mbare.

Marigona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Shenjat që referon, janë shenjat e fillimit të shtatzënisë. Unë mendoj që prit me durim deri në ditën kur janë të pritshme menstruacionet. Nëse ato nuk paraqiten, atëherë bëj për verifikim testin e shtatzënisë. Po e bëre testin edhe tani nga padurimi, nuk ka asgjë të keqe.

Konfirmin e plotë të shtatzënisë, duhet ta bëjë mjekun gjinekolog.

Uroj që shtatzënia të ketë filluar.

/komuniteti