Sekrecione kafe, ovulacion apo cfare?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Rona
E kuptova që bashkëshorti ka spermatozoidë të pa zhvilluar sa duhet. Për të rritur cilësinë e tyre, duhet që bashkëshorti të kontaktoj një mjek androlog, për të vlerësuar cilësinë e spermatozoidëve si dhe për të marrë trajtimin e duhur nëse është e nevojshme.
Sa shkruan, gjithashtu po kuptoj se madhësia e folikulit nuk është në parametrat e duhur. Prandaj duhet që trajtimi i dhënë nga mjeku të vazhdojë deri në 6-të muaj, duke u rritur doza e preparatit. Të dhënat kanë treguar se mundësia për shtatzëni, është kur folikuli është i madhësisë nga 16-të deri në 24 mm. Por kjo nuk do të thotë, që të mos tentosh për shtatzëni, pra të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë ovulacionit.
Të uroj gjithë të mirat.


Doktoreshe uroj te jesh mire, desha te pyes une ciklin e fundit e kom pas me 01/11--05/11 prej dites dyt ciklit kom mar clomifen por nuk pate efekt kam fillu me inikcione ne fund te barkut pas vizites te fundit te henen me tha se jan rrit vezet 12 mm mi dha dhe 4 inikcione tha perdori dhe keto dhe te premten vjen ne kontrolle se mua po ma merr mendja qe te shtunen ose te djelen ke ovulacion.. por dje gjith diten kom pas sekrecione te shtuara dhimbje te lehta barku por jo si te ciklit her anen e majt her ne te djatht pak kama djatht me dhemb dhe sot ne mengjes kur u zgjova e pash qe pak kisha ber breket me ngjyr kafe 2 pika.. qka mund te jet a mund te ndodh ovullimi apo eshte nga inikcionet ? Te lutem doktoresh me ndihmo qka te bej a te kryej mardhenje sonte apo jo sepse po duhet me pauzu vetem ne diten e ovullimit me pas mardhenje sepse analizat e spermes i kan dal te dopta burrit dhe po duhet me pauzu me shum per mi rrit shancet qka te bej?