Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nga vjen kjo lloj anomalie tek bebi?

Pershendetje doktoresha mimoza kete jam ne nje ankth te madh ndaj ju drejtohem juve te me ndihmoni sado pak me pergjigjen tuaj. jam nje vajz 25 vjece ne daten 7 nentor bera abort te detyruar ne spital pasi bebja ime kishte probleme ne bark dmth nuk i ishte formuar muri i barkut.pas abortit nuk kam hemoragji vetem disa pika te vogla qe tani kan filluar te zbehen .ju lutem doktoresh doja te dija nga se vjen kjo lloj anomalie tek bebi cili eshte problemi ?dhe kur mund te tentoj per nje shtatzani tjeter ..??? a ka rezik te perseritet kjo gje ?? theksoj se nga te gjitha analizat qe kemi kryer rezultuam pa asnje lloj problemi une dhe im shoq .abortin e kreva ne javen e 13 te shtatzanise .pres me padurim pergjigjen tuaj faleminderit

Marina Ina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marina

Abortet mund të kenë një shkak që ndodhin, por në rreth 40% të rasteve mjeksia nuk gjen asnjë lloj shkaku. Megjithatë, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar dhe tentativa për të gjetur shkakun duhet bërë me anë të analizave dhe ekzaminimeve. Të rekomandoj që tentativa e rradhës për shatztëni të bëhet së paku pas 6-të muaj, por paralelisht të rekomandoj që përpara tentativës për shtatzëni të bësh një këshillim parakoncepsional me mjekun që i ke besuar shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti