javë pas jave
Përshëndetje Albulena
Me sa përshkruan, nuk dyshoj për ndonjë problem të mundshëm në ecuriën e shtatzënsië. Dhimbjet e lehta në fund të barkut janë normale nëse nukjanë tëshoqëruar më gjakrrjedhje apo me shkurtim të qëfës së mitrës. Mjeku të ka rekomanduar një spazmolitik, për të dominuar kontraksionet e mundshme.
Shurtimi i qafës së mitrës apo “hapja” siç e quan ti, vlerësohet me vizitë gjinekologjike, por mjeku nuk e ka parë të arsyeshme dhe prandaj nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë.
Nuk jam optimiste në trajtimin e infeksioneve urinare me preparate popullore. Nëse infeksioni urinar është i pranishëm, të rekomandoj të bësh një urokulturë për të përcaktuar diagnozën dhe marrë trajtimin e përshtatshëm me medikamente mjeksore, sepse infeksionet urinare janë shkaktar të prishjes së ecurisë normale të shtatzënisë. Mos neglizho.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje e nderuar,ju kerkoj falje nese do te ju mar kohe por ju lus ta lexoni mess tim komplet sepse kam pare pergjigje te ngjashme me pyetjen time por dua diqka me konkrete nese keni kohe. Une tani jam ne javen e 27,dhe deri em tani shtatzania me ka shkuar shume mir, nuk kam pasur marramendje te vjellura probleme me oreksin ose diqka te till,perveq ndonjeher qe kam thartire-gokesim.Edhe me peshen jam shume ne rregull me duket deri tani kam shtuar 6kg. Por qe 3 dit me dhemb kapak fundi i barkut, nuk jane dhimbje te padurueshme por jane disi shqetsuese,psh kur po eci po me ther kapak barku ne fund, ose kur po e nderroj poziten.Me rekomandim te mjekut po perdor spazmeks gjdo dit nga 1. Deri me tani gjinekologu im me ka bere kontrolla vetem me ultraza,asnjeher nuk kam bere kontroll gjinekologjike,ndoshta edhe nuk e ka par te nevojshme, por nga shqetsimi i fundit kam degjuar qe nese te dhemb barku jane shenja te hapjes, deshta te di mendimin tuaj,a eshte e nevojshme te kerkoj nga doktori te em bej kontroll gjinekologjik,e qfar mund te me thoni cilat jane shenjat e hapjes,me gjersisht si mund te dim nese jemi duke u hapur.Theksoj qe en analizat e fundit me ka dal pak infekcion urinar por doktori nuk me propozoi terapi sepse tha eshte normale vetem te pi uvin qaj.A mund ti kem keto therje nga infekcioni urinar apo eshte ajo qe une po frigohem mos jom hap.Ju falemnderoj paraprakisht Por qe