javë pas jave
Përshëndetje Sabina
Mbetja shtatzënë me një vezore, nuk është aq problematike sa mendohet. E rëndësishme është që treguesit e shëndetit riprodhues të tuaja si dhe të bashkëshortit, të jenë sa më normale. Nuk e di ose nuk e kuptoj se çfarë ka dashtë me thënë mjekja, “që duhet me u shëru”. Nëse ajo e njeh shkakun, atëherë të të rekomandoj medikamentet që cilat do të shërojnë… Në të kundërt (shumë keq që kanë kaluar 9 vjet, dhe e ke lënë veten pa trajtim mjeksor), duhet të bësh një këshillim parakoncepsional, për të gjetur shkakun e kësaj vonesë të fillimit të shtatzënisë si dhe marrjen e trajtimit nëse është e nevojshme dhe e domosdoshme. Gjithashtu edhe bashkëshorti duhet të bëj një kontroll të spermës së tij, te mjeku androlog.
Gjithë të mirat.


Përshëndetje doktoresha Mimoz une deshta tju pys se qfar mund të jet kjo dhimbje e barkut në anen e majt.Doktoresh une kam perdor clomid nga dy kokrra në dit, pes dit rradhas prej dites tret që kam qen me mestracione. Pasi që kam perfunduar kam vizatuar mjekun edhe kam bër një ekzaminim të qelizave vez.Mjeku me tha se 3 qeliza kan shperthyer dhe kan madhsin e duhur,mos harroj tju tregoj se mestracionet kam pas me 24 tetor . Doktoresh e dashur qfar mund të ndodh kjo dhimbje e barkut në anen e majt dhe këmba e majt,mos mund të jet ndonje ftofje apo ka filluar shtatzani. Un që 9 vite tentoj per një shtatzani deri kët muaj mjeku me ka than që duhesh mu sheruar por kët muaj me tha se veq Zoti mund të ndihmoj se me shëndet je Mir edhe pse Doktoresh tuben e majt e kam hjek para një viti se mu ësht thar. Doktoresh me fal që zgjata shum me shpres që ke kuptuar pytje ju falenderoj nga zemra që po beni pun të palodhshme per ne. Ju faleminderit