Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eshte normale hemorragjia mes cikleve menstruale?

Pershendetje dr. Moza Jam 32 vjec dhe para tre muajsh jam kuruar per candida, por muajin e kaluar mbas ciklit vereja pika te vogla gjaku ne urine. Ndersa kete muaj 10 dite mbasi me iku cikli me erdhi nje cikel i dyte me simptoma cikli. Kam bere nje eko para tre muajsh dhe me ka dale ok. Nuk e di ne duhet te shqetesohem apo jane gjera qe ndodhin. Jam e pamartuar dhe nuk kam femije. Ju faleminderit

Suela Basha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suela

E rëndësishme është që kandidoza të jetë trajtuar plotësisht. Ndonjë çrregullim menstrual, gratë e kanë së paku një herë në vit, dhe kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. Nëse çrregullimi menstrual përsëritet, kontakti me mjekun obstetër-gjinekolog është i domosdoshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti