Pse nuk i kam menstruacionet e rregullta? Cfare te perdor per ti rregulluar?
Elona Troka
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Nuk është normale që një grua të ketë cikël menstrual të çrregullt, e për më tepër të kërkojë fillimin e një shtatzënie. Me pa tjetër duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të bërë një këshillim parakoncepsional.
Për t’i dhënë zgjidhje problemit tënd, nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni” Tiranë, nga e hëna deri të premten, nga ora 8.00 deri në orën 12.00 me numër kontakti 0692933965.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh Mimoza... kam nje problem,menstruacionet nuk i kam te rregullta,nje muaj me vijne e 2-3 muaj jo.. jam 21 vjec,dhe qe ne moshen 13 vjec qe me kan ardhur keshtu i kam pasur..po mendoj te mbetem shtatzane..cfare mund te perdor qe ti rregulloj,pasi kam tentuar te mbes shtatzane por pa rezultat...shume faleminderit per pergjigjen tuaj..