Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Clomid

Përshëndetje doktoresha Mimoz une deshta tju pys se qfar mund të jet kjo dhimbje e barkut në anen e majt.Doktoresh une kam perdor clomid nga dy kokrra në dit, pes dit rradhas prej dites tret që kam qen me mestracione. Pasi që kam perfunduar kam vizatuar mjekun edhe kam bër një ekzaminim të qelizave vez.Mjeku me tha se 3 qeliza kan shperthyer dhe kan madhsin e duhur,mos harroj tju tregoj se mestracionet kam pas me 24 tetor . Doktoresh e dashur qfar mund të ndodh kjo dhimbje e barkut në anen e majt dhe këmba e majt,mos mund të jet ndonje ftofje apo ka filluar shtatzani. Un që 9 vite tentoj per një shtatzani deri kët muaj mjeku me ka than që duhesh mu sheruar por kët muaj me tha se veq Zoti mund të ndihmoj se me shëndet je Mir edhe pse Doktoresh tuben e majt e kam hjek para një viti se mu ësht thar. Doktoresh me fal që zgjata shum me shpres që ke kuptuar pytje ju falenderoj nga zemra që po beni pun të palodhshme per ne. Ju faleminderit Po Doktoresh ke desht ta dish se (qfar I bjen duhet mu sheruar që mjeku me ka than disa her)Un para disa vite kam qen e smuar nga mushkrit mu ka desht spaku 2 vite me terapi mu sheruar, para se të filloj me ba ivf mjeku zbuloj disa uj në vezore edhe ata uj mu hjek me terapi që perdor a dikun 6 muaj,para një viti bera laparaskopin mu duft me hjek tuben e majt e që 3 muaj bera të gjitha analizat me dolem se Tani kam Mir me shëndet perveq që sentimetacioni e kan 27. Edhe burri I ka bër të gjitha analizat qfar I ka than mjekt e shkupit në spitalin Sistina,Doktoresh ISHALLA e ke kuptuar pytjen se qfar ju kam kerkuar? Un kam pas termini e ivf me ba para një Muaji por mjeku me tha që do ta provojm njëher me kët terapin clomid bilem nja 3 muaj.Doktoresh mos po e humbi kohen me kët terapi se boll koh kam humbur se kam pas kontrrolla te shum gjinegolog duket than se pritet muaji tjeter shkuan 9 vite, shum jan këto vite. Edhe njëher ju falenderoj per pun të palodhshme që Ben per në.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Me sa kërkove, u mundova të të përgjigjen në shkrimin e mëparshëm. Mjeku që i ke besuar këtë problem, mendon se fillimisht duhet të provosh trajtimin me klomid dhe më pas të shikohet mundësia për IFV. Trajtimi me klomifen është një proçedurë normale, e cila ka dhënë rezultate pozitive. Në strategjinë e përdorur, ai mund të ketë të drejtë, pasi të ka vizituar dhe e njeh problemin, e ndërsa unë së paku duhet të të kem vizituar apo lexuar analizat, ekzaminimet si dhe të kem njohur problemet e tjera shëndetsore që ke apo ke patur, për të të dhënë një mendim të qartë.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti