javë pas jave
Përshëndetje Orkidea
Në raste të diarresë praktikoni ushqim të lehtë!
Nëse ndodh që të keni barkqitje, e rëndësishme është që të mos dehidroni, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme. Konsumoni lëngje, ujë, çaj nanesh sa më shpesh. Ushqimi i lehtë si psh. orizi, bananja apo tosti mund të ju ndihmojë. Shmangni përdorimin e ilaçeve, sidomos pa konsultim të mjekut. Nëse vëreni që simptomet iu janë përkeqsuar apo keni diarre më gjatë se 24 orë, kontaktoni mjekun tuaj.
Shmangni ushqimin e yndyrshëm, pijet që përmbajnë kafeinë, sheqer apo alkohol, sepse ato shkaktojnë probleme me tretjen. Përveç kësaj ëmbëlsuesit e caktuar kanë efekt laksativ, krahas atyre që gjenden në bonbona, çamçakëza, pije dietike pa sheqer…Nëse jeni të ndjeshëm në laktozë, shmangni qumështin, djathin, gjalpin, akulloren…
Gjithashtu, keni kujdes në higjienën gjatë pregatitjes së ushqimit. Të gjithë artikujt ushqimorë pastroni mirë para përdorimit, duhet të pastroni dhe duart mirë dhe vendin ku pregatitni. Në këtë mënyrë do të parandaloni bakteriet dhe mikrobet të dëmtojnë organizmin tuaj
Gjithë të mirat.


Pershendetje i nderar do ktor, jam shtatzane ne javen 32 dhe qe 24 ore kam barkqitje dhe gerca te forta ne bark , kam perdorur sirup per barkqitje, lengje rehidratuse , dhe magnezium po sme kan ndihmuar. Cka me sugjeroni te beje ? A kalon kjo vetvetiu a po duhet me perdor diqka apo cfar analizash me be ?