Lythat në vaginë
Ardita
(15 vite më parë)
Pershendetje Ardita,
Keta lytha (qe ne i quajme kondiloma) jane shenje e infeksionit me HPV (human papilloma virus). Mjeku ka te drejte kur thote se nese lind me rruge vaginale, mund te vie deri te infektimi i frytit. Nese keta lytha jane te pakte, atehere mund te behet elektrokauterizimi i tyre. Eshte nje procedure e lehte dhe kryhet per pak minuta. Kremat jane pak te efektshme. Te rekomandoj te besh elektrokauterizimin e tyre.
Nese ke pyetje tjeter mos hezito dhe me kontakto!
Pershendetje per juve doktor, jam ne javen e 37 te shtatzenise dhe ka qe 2 jave qe me jane shfaqur lythat ne siperfaqe te vagines dhe ende nuk me jane larguar, isha ne kontrolle tek gjinekologu dhe me tha nese lindi normal beba ime mund te marr infeksion dhe eshte shume rrezik, andaj me sygjeruan te lindi me prerje cezariane, me ka dhene disa krema mirepo se di a kane efekt deri ne term, te lutem doktor jam afer termit te lindjes me trego si te veproj sepse jam shume e shqetesuar, a mund te perdori ndonje krem te me largohen lythat? Pres pergjegje me padurim, Ardita.