Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkalla e 3 e pjekjes se placentes

Pershendetje doktoreshe, Jam ne javen e 32+5,dhe isha ne kontroll,ishte nje specialist gjinekologjie gjerman,me tha qe bebi eshte zhvilluar shum mire,ka zhvillueshmeri 10% me te madhe sesa parashihet ne baze te javes por me tha se edhe shkalla e pjekurise se placentes eshte ne shkallen e 3, por nuk paraqet asnje problem dhe nuk me rekomandoi asgje, kurse me sa lexova ketu ne portal vura re se duhet marr pak sa më me seriozitet.Te lutem ne ka mundesi te me tregosh rreziqet e mundshme qe mund ti pesoj bebi dhe une per kete rast si dhe a rekomandohet lindja normale apo me prerje cezariane. Ju faleminderit paraprakisht.

Bardha Asllani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Placenta e shkallës së tretë, përkon me një problem në furnizimin e fëmijës me gjak nga placenta. Këtë e tregon saktësisht ekzaminimi ekografik që quhet fluksimetri.

Përcatimi i mënyrës së lindjes mund të bëhet rreth javës së 36-të të shtatzënisë, ku vlerësohet biometria fetale (pesha e bebit) dhe përmasat e baçinit të nënës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti