Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit gjate shtatezanise

Prsh M.K,desha te ju pyes rreth peshes se bebitt,jam ne javen e 34 dhe te henen kisha kontrolle ultraze dhe bebi peshonte vetem 1.493 kg dmth eshte shume peshe e vogel per javet qe kam,desha te dije sipas teje ku qendron problemi nese munde te me thuash.. para nje muaji bebi kishte 1.167 kg si ka mundesi qe per nje muaj te kete shtuar aqe pak,sepse vizitat i kam qdo muaj.. Jam bo teper merak eshte shtatezania imee e pare,tani kam ndermend te shkoj prape tek gjinekologu por pres edhe mendimin e juaj sa me pare rreth kesaj peshe te engjellushes ttime ju lutem..flm respekt per ju!!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Medina

Pesha e vogël e bebit në krahasim me moshën e shtatzënisë ashtu si e përshkruan, nuk është situatë normale. Të rekomandoj të shtrohesh në maternitet, për të bërë ekzaminimet e nevojshme për të gjendur shkakun dhe për të qëndruar në observacion për të gjitha parametrat vital/jetësor të bebit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti