Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi i peshës pas lindjes

Pershendetje, jam Linda, kam lindur djalin para 4 muajve. Cdo dite e me shume vetem po trashem, e ushqej me gji beben, po ju lutem a me ndihmoni se si mund te dobesohem, se trupi im me eshte prishur krejt?!

Linda (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Linda,

Pesha trupore është problem i madh për shumë gra pasi lindjes. Ndonëse është normale që një shtatzënë të shtojë 13 kilogramë gjatë shtatzënisë, kjo për gruan është një ngarkesë e madhe emocionale.

Para së gjithash, duhet ta dini se sa kilogramë normalisht mund të shtohen gjatë shtatzënisë. Normale konsiderohet shtimi në peshë prej 7 deri në 13 kilogram. Nëse një grua që në fillim të shtatzënisë ka mbipeshë, atëherë asaj i këshillohet që të kontrollojë peshën trupore dhe të shtojë sa më pak kilogramë.

Së dyti, thuhet se humbja në peshë pas shtatzënisë është e suksesshme vetëm nëse ndodhë shpejt, domethënë nëse kilogramët hiqen shpejt. Është e vertëtë se shumë gra e ndjejnë se nëse nuk i heqin kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë as pas një viti pas lindjes, diçka nuk është në rregull me to ose se ato nuk janë normale. Në fakt, e vërteta është ndryshe – eliminimi i peshës pas lindjes mund të kërkojë një kohë më të gjatë, ndonjëherë edhe disa vite dhe nuk do të thotë se me ju diçka nuk është në rregull. Humbja graduale e pëshës është normale dhe varet nga disa faktorë, përfshirë edhe komplikimet që mund t’i keni pasur gjatë shtatzënisë ose lindjes. Komplikimet gjatë shtatzënisë e bëjnë një shtatzënë më të plogësht dhe ajo lëviz më pak. Disa sëmundje si për shembull pezmatimi i gjëndrës tiroide, që është komplikim i shpeshtë i cili manifestohet pas lindjes, mund të shkaktojë probleme të mëdha me peshën. Faktorë tjerë janë sëmundjet e ndryshme ose nëse ju merrni barna të cilat e ngadalësojnë rënien në peshë.

E treta, ekziston midis shtatzënave një interesim i madh se cila është metoda më e mirë për të rënë në peshë pas shtatzënisë. Pas lindjes tek shtatzëna e cila dëshiron që të bie në peshë sa më shpejt, ekziston një konfuzion dhe këtij konfuzioni i kontribon fakti se nuk ka studime të sakta se cili program është i sigurt për nënën (sidomos për një nënë që ka fëmijën në gji). Për këtë arsye, pasi që nuk ka të dhëna për metodën e sigurt të rënies në peshë, mjekët nuk janë shumë entuziastë dhe nuk iu rekomandojnë grave “dieta radikale”. Prandaj, rekomandohen dieta më pak rigoroze të cilat shfaqin efektin e tyre më vonë dhe rrjedhimisht bëjnë që gruaja të jetë e frustruar.

Cili është plani më i mirë për humbjen në peshë pas shtatzënisë?

Para së gjithash, ju duhet të jeni realiste sa i përket kohës se pas sa muajsh do të bini në peshë. Nëse bini në peshë gjysëm kilogrami deri një kilogram në javë, këtë duhet ta konsideroni sukses! Duhet ta keni parasysh se asnjë dietë nuk është dokumentuar se është më e sigurt apo më efektive se një tjetër dhe se ju nuk duhet të “sakrifikoheni” me dieta të cilat i merrni nga revistat e ndryshme, duke mos marrë ushqime të cilat ju japin nutricientë të rëndësishëm. Për më tepër, nëse keni beben në gji, ju nuk do ta rrezikonit beben tuaj duke mos i dhënë materiet e duhura ushqyese apo jo? Filloni duke ngrënë në mënyrë të arsyeshme, me një dietë të balancuar. Ushtroni çdo ditë, mjafton edhe nëse vetëm ecni. Humbja në peshë nuk do të jetë e kënaqshme nëse nuk ushtroni. Kjo është e vertetë dhe atë për disa arsye: ushtrimet ndihmojnë që metabolizmi të mos zvogëlohet shumë derisa ju mbani dietë.

Është shumë më lehtë që humbni në peshë nëse krahas dietës edhe ushtroni.

Nëse edhe pas një viti nuk keni rënë fare në peshë ose keni shtuar kilogramë, atëherë keni nevojë për ndihmë. Duhet të bëni një kontroll mjekësor për të parë mos keni ndonjë gjendje e cila favorizon shtimin në peshë (si për shembull sëmundjes e tiroidesë, të cilat janë mjaft të shpeshta pas shtatzënisë).

Plani për rënie në peshë duhet të individualizohet për secilin person. Kur bëni një plan atëherë duhet të ndryshohen edhe preferancat lidhur me ushqimin. Nëse adaptoni një dietë të përgjithësuar ju mund të bini në peshë, por pas një kohe të shkurtër do të fitoni sërish në peshë.

/komuniteti