Pesha ne shtatzani
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Për moshën e shtatzënisë, shtimi mesatar i peshës amtare duhet të jetë afërsisht 8450 gram. Bën mirë të kontrollosh diabetin, sepse është nga arsyet e shtimit të peshës amtare duke përjashtuar abuzimin në konsumin ushqimor. Diabeti gjatë shtatzënisë duhet të mbahet nën kontroll me përdorimin e medikamenteve. Megjithatë shtimi në peshë varet e dhe nga indeksi i masës trupore, sepse gratë me peshë të vogël para shtatzënisë, kanë tendencë të shtojnë më shumë në peshë sesa gratë me peshë trupore të madhe.
Nuk është e thënë, që kur shtimi në peshë ishtatzënës të jetë i konsiderueshëm dhe fëmija të ketë peshë më të vogël sesa normalja për moshën e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
pershendetje doktoresh, un jam ne javen e 34+2 te shtatzanise dhe deri tani kam marre 12 kile, gjinekologia ime me tha se kam marre shum peshe dhe se sa me shum te marr un aq me i vogel eshte bebi, per kte me beri dhe analizat e diabetit per arsye se kam shtu shum pesh, po un kur shkova per ti ber kta analiza pash qe kishte shum gra te tjera shtatzene qe e bebin dhe ps enuk kishin marr aq kile sa un, dhe per mendimin tim kjo analiz eshte rutin ne shtatzani, ju si mendoni, sa ehste pesha normale qe duhet te marr ne shtatzani dhe a eshte e vertet se sa me shum shendoshem un aq me i vogel ehste bebi? flm per punen e palodhshme qe beni.