Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista ovariale

Pershendetje Dr.Mimoza. ne pyetjen time rreth "cistes ovariale" nuk me keni kthyer asnje pergjigje vetem keni kerkuar permasat e cistes. pasi mjeku nuk me ka dhene asnje foto te ehos dhe asnje shenim, po ju tregoj se gjate vizites mjeku tha "eshte nje ciste e vogel diku rreth 25mm". Shtoj edhe kete se te mjeku jam duke u vizituar qe dy vite nga dy here ne muaj (ne diten e dyte te ciklit dhe ne diten e 10 te ciklit).dmth muajin e kaluar kjo ciste nuk ka qene prezente. me intereson te di a mund te shpertheje vet kjo ciste, a ka nevoje per terapi, apo per ndonje intervenim dhe a mund te behet pengese per shtatzani pasi jemi ne lufte me kohen-moshen. ju falenderoj

Meri Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Madhësia e kistit që tregon, nuk është për t’u shqetësuar. Nuk mendoj që ka nevojë për terapi dhe as për intervent/ndërhyrje. Në eksperiencën time, kisti konsiderohet si folikul i maturuar/pjekur i cili shpërthen pas ditës së 16-të të ciklit menstrual dhe nuk ka problem për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti