Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes parakohe

Pershendetje dok desha te pyes vitin e kaluar kam pas nje lindje para kohe ne muajin e 6 e dy jave por nuk e di se si me ka ndodh sepse une deri ne ate moment nuk kam pasur dhimbje por kam shkuar te mejku per vizite te rregullt mujore mjeku me eko me kontrolloi dhe me tha se jam hapur nje gisht apo si ta them dhe pas asja me preferoi te shkoj ne spital dhe te mar terapi infuzion tokoliz por une nuk kam patur aspak dhimbje deri ne momentin kur ma ka vendos infuzionin por gjate gjithe nates me filluan dhimbjet dhe vetem vishin duke mu shpeshtuar dh ne mengjes me plasi uji dhe deri ne mbremje kam ndejtur ashtu pra beba pa uje dhe ne mbremje e linda nje vajze dhe me jetoi afer nje jave beba nuk ka pas asnje problem por nuk e di se qka ndodhi se me aq pak hapje te vije deri tek lindja aty kishte shum gra qe ishin shum me shum se une dhe nuk kishin probleme qka mund te ket ndodhur a mos me gabuan terapine apo fare nuk erdhen te me kontrollonin deri ne mengjes jam shum e merzitur se e kam pas pas 6 viteve te lutem dok me kthe pergj se e zgjata pak si shum kerkoj falje

Be Lina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Adelina, më vjen keq për sa ka ndodhur.

Do përpiqem të të shpjegoj se lindjet parakohe ndodhin për disa arsye, si: - aktivizimi i aksit hipotalamo-hipofizo-adrenal të nënës ose fetusit për shkak të stresit fizik apo psikologjik apo dhe nga vaskulopatitë placentare etj, - infeksionet sistemike apo të traktit të sipërm gjenital, - hemorragjive vaginale si pasojë e hemorragjive deciduale, - nga dimensioni uterin patologjik dhe inkompetenca cervikale nga shtatzënia me shumë fetuse, polihidramnion dhe shkaqeve të tjera. Mjeku që ka ndjekur shtatzëninë, duhet të përpiqet të gjejë shkakun e lindjes parakohe dhe të trajtoj problemin nëse është e mundur. Por nuk duhet harruar, se lindjes spontane të pashpjegueshme shkojnë deri në 30% të lindjeve parakohe.

Gjithë të mirat.

Bella Bahtiri (13 vite më parë)
me vjen shume keq adellina edhe une e kam nje histori te njejte sikur ju, zoti na ndimohft te dyjave edhe te gjitheve

/komuniteti