Pozicioni tranvers i bebit
Kloe Mucaj
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Shqetësimet që paraqet, vijnë nga pozicioni jo normal i bebit dhe nuk duhet të dyshosh për placenta previa, pasi shenjat klinike të saj ndryshojnë nga ankesat që referon. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik (është edhe koha për ekogarfinë e rradhës), e cila do të rivlerëoj gjendjen e bebit, pozicionin e tij dhe vendosjen e placentës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 30 te shtatzenise dhe qe ne fillimet e saj bebi ka qene ne pozicion tranvers, shqetesimi im lidhet me faktin se kam pershtypjen se barkun e kam poshte pra gjithe pesha e bebit duket se eshte aty mund te jete shpina e tij edhe pse levizjet ia ndjej siper kerthizes, gjinekologu kur e kam pyetur per pozicion te placentes ka thene anterior eko e fundit eshte bere 22 javeshe, a duhet te dyshoj placenta praevia apo eshte eshte pozicioni bebit qe me sjell kete ulje te barkut?