Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon pilula e emergjences ne zhvillimin normal te fetusit?

Pershendetje! pa dashur piva pilule emergjence ne javen e dyte te shtatezanise pa e ditur qe jam shtatezane. Tani jam ne javen e 5. A ndikon kjo ne zhvillimin normal te fetusit apo ne anormali te bebit? ju flm.

Ambela Kurti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ambela

Nëse shtatzënia është e konfirmuar edhe me ekzaminim ekografik, konsumi i pilulës së emergjencës nuk ka çfarë të ndikoj negativisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

ambela kurti (13 vite më parë)
ju faleminderit por jam shume e tensionuar dhe frikesuar pasi dua ta vazhdoj shtatezanine por 1 mjeke me tha qe kjo mund te shkaktoj edhe difekte qe vetem kur lind dallohen si shikimi apo degjimi i bebit dhe se kuptoj pse kur veshi dhe syte krijohen ne javen e 9.ju lutem pres pergjigje se dua te jem e sigurt qe gjthc do shkoje mire

/komuniteti