Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha ime dhe gjatesia e mitres

Doktoreshe ne javen e kaluar kisha 81 kg sot kisha 80 kg a esht normale jom fundin e shtatzanis javen e 40 e kryj te djelen,po ashtu qe tre here qe po shkoi ne kontroll qe po ma mat barkun me meter po del 35 cm jom e shqetesuar mos nuk po zhvillohet bebi mire.kshilltorja qe e ndjek shtatzanin time tha esht normale po se di jom e brengosur? te pershendes doktoresh.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina

Edhe mund të ndodhë që në javën e fundit të shtatzënisë të mos ketë rritje të peshës fetale, dhe konsiderohet normale nëse parametrat e tjerë janë normale. Meqënëse je në ditët e fundit të shtatzënisë, të rekomandoj të bësh kulturë të urinës, ekzaminim ekografik obstetrikal si dhe kardiotokografi.

Uroj që lindja të shkojë sa më mirë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti