A jam shtatzënë?
Nada
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nada
Të uroj që të keshë mbetur shtatzënë, ndonëse janë pak ditë mbi ditën e ardhjes së menstruacioneve. Si fillim bëj një test shtatzënie, nëse rezulton negativ, bëj dhe një tjetër pas një jave. Nëse edhe testi i dytë rezulton negativ, kontrolli gjinekologjik dhe disa ekazminime për të vlerësuar arsyen e vonesës menstruale janë të rëndësishme dhe duhet të takosh mjekun gjinekolog.
Uroj uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe flm shume shume qe keni gjet kohen te me pergjigjeni, uroj edhe une te jete zhdukur kisti qe e kom pas, dhimbje nuk kam fare me, vetem e kam nje shqetesim desha te pyes qe a eshte e mundur qe te jem mbet shtatzene? Menstruacionet e fundit i kam pas me 27 gusht, normal me eshte dashte menstruacionet me me ardh me 24 shtator. Cdo 28 dite i kom - mirepo sot po behen 3 dite nuk me kane ardhe fare, a ka mundesi qe te jem mbet shtatzene edhe pse nuk me jane forcu gjinjet fare! Per cfare arsye ndodh kjo? Dhimbje nuk kom kurrfare vetem se urinoj shpesh edhe po kom hova hova kokedhimbje. E pres pergjigjjen e juaj me padurim ju lutem shume te me pergjigjeni. Me respekt, Nada.