Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te mbes shtatzene?

Pershendetje un kam vajzen 3 muaj e gjys dhe ende sme ka ardh cikli pas lindjes pytja ime esht a munesh me met shtatzan pa te ardh mestracionet po frigohem se mos po mbes prap

Laura N (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Laura,

Për të parandaluar një shtatzëni të pa dëshiruar, të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Mund të përdorësh edhe tableta të cilat nuk ndikojnë negativisht te qumështi i gjirit. Por përpara se t’i përdorësh, bëj një kontakt me mjekun obstetër-gjinekolog për të gjetur metodën më të pështatshme në bazë të vlerësimeve që ai do të bëj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti