Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stefalokoku dhe kurimi i tij gjate shtatzenise

Pershendetje doktoreshe, se pari ju falenderoj per ndihmen qe na jepni me ane te kesaj faqeje. Une pasi bera urokulturen me doli rezultati "Staphylococcus spp 500.000 bac/ml" dhe ne baze te Antibiogrames doktoresha me dha per te pire 7 dite (3 here ne dite) Amoxiclav 625 por tek udhezuesi lexova qe nuk eshte i rekomandueshem per grate shtatzena. Ju lutem me thoni a eshte problem ta perdor dhe cfare ndikimi ka tek bebi im. Harrova tju them qe jam ne javen e 30 te shtatzanise. Shume faleminderit.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Është e vërtetë që gratë shtatzëna, mirë është që të mos përdorin antibiotikë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Por në rastet e infeksioneve që prishin cilësinë dhe ndikojnë negativisht në shtatzëni, ato mund të trajtohen me antibiotikë pas javës së 12-të të shtatzënië. Kjo do të thotë se edhe ti mund të përdorësh trajtim me antibiotikë, për të trajtuar infeksionin e konstatuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti