Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja dhe rrjedhja e ujit

Prsh doktoresh.jam ne javen e 28 te shtatzanis kam gjakderdhje edhe me eshte derdhur nje sasi e ujit edhe shtrati foshnjes eshte teper i ulet edhe beba ne kete javen e 28 po me thojn peshon pak 988 gram edhe kam disa pika hematom ju si esperte qfar me propozoni te beje une ta lindi me prerje apo te vazhdoj keshtut ,a jeton beba me lind me kete peshe edhe me kto probleme flm dhe kisha pas deshir te me pergjigjeni sa ma shpejt qe keni mundesi

Sara Murselaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Mesa po shkruan, nuk jam aspak optimiste për ecurinë e mbarë të kësaj shtatzënie. Nëse është hera e parë që po vizitohesh tek mjeku, ke bërë një gabim të madh që tashmë është i pakorrigjueshëm. Mjekët që e kanë konstatuar ketë peshë fetale, duhet të të kenë edhe rekomanduar se vazhdimi i shtatzënisë nuk ka kuptim. Prandaj bëj si të kanë rekomanduar ata dhe tjetër herë kontakto mjekët, si para fillimit të shtatzënisë ashtu edhe që në momentin e parë që ajo ka filluar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti