Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare rreziku ka ky myk?

Doktoresha me tha se gjithcka e kam mire ne eko.Sekrecionet jane pa ere tha.As shenja te kruajtjes nuk kisha fare dhe isha ne rregull.Pas 2 minutash me beri per merak nje kontroll me sy te lire ne vagine.Dhe me tha qe kam myk thjesht duke e pare.Pra as ere as kruajtje asnje bezdisje por myk.Cfare rreziku ka ky myk pasi nuk kam shenja bezdisjeje fare.Ajo me tha ska asgje te keqe por un jam e shqetesuar.Si ka mundesi te kem myk kur nuk kam bezdisje pra a esht infeksion ky apo jo?Ju lutem me tregoni cfare rreziku ka ky myk "i heshtur " se jam e shqetesuar

Gresa Kacaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gresa

Nuk ke arsye përse të shqetësohesh. Edhe nëse është i pranishëm “myku” që në gjuhën mjeksore quhet kandidozë, e rëndësishme është që trajtohet. Meqë mjekja mendoj se e ka konstatuar me sy të lirë, bëj një mykogramë për të vendosur përfundimisht diagnozën dhe gjetur preparatet që janë më të efekshëm për trajtim. Nëse shtatzënia nuk ka kaluar 12-të javë, lerë trajtimin për ta bërë pas javës ë 12-të.

Duhet të dish se shtatzënia është një nga shkaqet e pranisë së kandidozave, dhe në këtë kuptim po e rithem që nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Një nga preparatet më të përdorshëm gjatë shtatzëni, pa efekte anësore për ecurinë e saj, për trajtimin e kandidozave është ovocan.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

gresa kacaku (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe.Ne fakt un nuk jam shtatezane qe kam kete problem.Jam regjistruar ne kte faqe ne menyre qe te kontaktoj me ju.Respekte

/komuniteti