Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javeshe jam?

Pershendetje doktoresh.Kam nje pyetje per ju jam shtatzan dhe diten e pare te ciklit te fundit e kam pas me 10 tetor ju lutem a mund te me thoni se sa javeshe jam dhe a mund te ma shpjegoni se si ti llogaris javet e shtatzanise.ju falenderoj per pergjigjen tuaj dhe ju uroj pune te palodheshme

Ola Rexhepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Sot shtatzënia është në javën e 5-të plus 3-4 ditë. Shtatzënia llogaritet nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual për efekt saktësie, sepse mjekët strategjine dhe planifikimin e vizitave, analizave dhe ekzaminimeve e mbështetin në llogaritje të shtatzënisë me javë duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit menstruale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti