Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhetimi kur shtatzania eshte me rrezik
Pershendetje Doktoreshe

Tani jam pothuajse rreth javes se 7 ose 8 te shtazanise,para nje jave kam pas gjakderdhje dhe pas perdorimit rreth 1 jave utrogesatn dhe pas nje regjimi ,tani jam shume mire.
Por kam nje pyetje,mua me duhet te udhetoj pothuajse 2 here ne jave nga 2 ore me autobus se te atille e kam punen,gjithashtu edhe ne pune me duhet te rri 8 ore pothuajse ulur ne zyre,a perbejne keto problem per nje rrezik tjeter,a eshte akoma shpejt te leviz,si me keshilloni
pres pergjigjien tuaj
Faleminderit
Ana Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Shenjën e parë të një problemi e more dhe kjo do të thotë që kujdesi duhet të jetë më i madh se sa në rastin e shtatzënive me ecuri normale. Nëse ke mundësi t’i shmangësh udhëtimet, mendoj se do bësh mirë.

Gjithësesi të rekomandoj që kontrollet tek mjeku obstetër-gjinekolog t’i bësh së paku një herë në dy javë, deri sa të vlersohet sa ka kaluar situata e vështirë e cila e cila konsiderohet deri në javën e 16-të të shtatzënisë.

Të uroj shatztëni të mbarë.

/komuniteti