Rreth pozicionimit te bebit
Agnesa Mula
(13 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Në këtë moshë të shtatzënisë, ka shumë pak gjasa që të ndodhë kthimi i bebit nga pozicioni me këmbë në pozicionin me kokë. Por shumë nëna kanë kryer lindje natyrore edhe kur fëmija ka qënë me pozicion podalik. Një tentativë mjeku edhe mund ta bëjë për lindje natyrore, por nëse është e pamundur lindja me operacion cesarian është e domosdoshme.
Tashmë nuk është koha për t’u marrë me fibroadenomën, por, pas lindjes të këshilloj që mos ta lesh pa dore ashtu siç e paske lënë që nga lindja e parë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoresh desha te beje nje pytje jam ne javen e.38 te shtatzanise dhe beba esht e kthyer ne pozicjon me kemb teposht dhe mjeku me ka then qe duhet te lind me operacion,a ka mundesi qe beba te kthehet ne pozicjonin e duhur nese un pres deri ne terminin e fundit,dhe desha edhe nje gje tju pyes une kam nje gjender nfibroadenom ne gji qysh nga lindja e par para 4viteve dhe desha te di a mos ndikon diqka negativisht anestezioni ne gjender edhe pse gjendra nuk esht ritur aspak gjat shtatzanise me fal qe e zgjata,pres me pa durim pergjigjen tende