Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje dr. Jam ne javen e 36 dhe beba ime ka pesh 3 e 320 dhe doja te dija nese eshte normale kjo pesh e bebit ne javen qe jam dhe qka ndikon ne rritjen e peshes se bebit. Une i kam 80 kg tani dhe kam shtuar vetem 13 kg. Te pershendes.

Alberta Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alberta

Nga të dhënat që përshkruan, vlerësoj se ka shtim të peshës amtare dhe fetale mbi mesataret. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale. Meqënëse shtatzënia është drejt fundit, të rekomandoj të bësh carditokografi (CTG) dhe fluksimetri, për të vlerësuar gjëndjen tënde dhe të bebit.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti