Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e pershtatshme per ivf apo jo?

E nderuara dr KETA, filimisht ju falenderoje per punen e palodhshme qe po beni per femrat ne kete portal. Te kam kontaktuar edhe me pare permes kesaj faqe. por ajo qe me mundon tash eshte ndoshta ajo faza finale. Une kam probleme me rritjen e folikuilit megjithate ka nje vite qe provoj te mbetem shtatezene te gjitha analizat me kane dal mire pas perdorimit te clomid edhe folikuli ka mbbri madhesin normale megjithate pa sukses, kam perdor edhe gonal f e dupfahstan, (kjo terapi dhe te tjera kane zgjat me shume se 1 vit e gjysem), ajo qe me intereson eshte se a eshte tani koha qe te shkoj direkt e me IVF apo ka edhe metoda te tjera para se te vendos per kete. nese po cila do te ishte ajo ?

Arona Beka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arona

Nëse edhe analiza e vlerësimit të kalushmërisë tubare (HSG), ka rezultuar normal dhe spermograma brënda parametrave të normës, mendoj që mund të vazhdosh të tentosh akoma për të konceptuar një shtatzëni më rrugë natyrale. Nëse pas tre vjet tentative, nuk është bërë e mundur konceptimi i shtatzënisë, atëherë mund t’i drejtohesh metodave të riprodhimit të asistuar, një ndër të cilat është edhe IVF.

Gjithë të mirat.

/komuniteti