javë pas jave
Pershendetje Anita,
Eshte normale qe je e shqetesuar! Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42. Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes: E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening dhe nuk kam gjetur term shqip). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening? Tkurrjet e mitres bejne qe qafa e mitres te shkurtohet dhe te hapet. Ti thua qe qafa e mitres ka qene e hapur 50%. Une mendoj se gjinekologu te ka thene se eshte shkurtuar per 50%, sepse hapjen e qafes se mitres ne e shprehim me centimetra. Domethene, qafa e mitres mund te jete e hapur per 3,4 apo 8 cm. Per te lindur beba qafa e mtires duhet te hapet per 10 centimetra (sepse kaq eshte afersisht diametri i kokes se bebes). Sa i perket mundesise per lindje normale duhet te vleresohet se beba a ka madhesi proporcionale per kanalin e lindjes. Bese madhesia e bebes eshte vleresuar te jete rreth 3300 gram dhe ti ke gjatesi normale, besoj se nuk ka ndonje problem per lindje normale. Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes. Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak. Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte diçka krejt normale. Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodhe me se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.
Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!


Pershendetje i nderuar, jam ne fund te shtatzenise kam edhe 3 dite afer kohes se term, dmth me 30 te ketij muaji ose 1 tetori eshte term, dhimbje kam shume pak edhe te rralla, dmth vetem dhimbje shpine, dhe kam therje ne organin gjenital, si dhe nga pak si shenja te gjakut nga 1,2 pika jo te kuqe por kafe, kam qene tek mjeku para disa dite me tha qe ka fillu te qelet mitra por shume pak. Kam qene edhe sot prape por s`ka asgje ndonje shenje qe ka fillu qelja e mitres apo afrimi i linjdes. Jam shume e shqetesuar nuk po di qka te bej apo qka do te behet, do te behem nene per here te pare dhe me kane mbetur vetem 3 dite ne trem, mjeku me tha prit gjer ne term, e pastaj shohim gjendjen, po kam frike shume se cfare do te behet me beben. Ajo eshte shume mire der tani keshtu me thane por desha te di nga ju, a do te mund te lindi normal apo me operim, nuk i frikesohem operimit por desha te di mos eshte keq kalimi i term, beba peshon 3.300 kg nese kaloj term, edhe nuk lind normal a mundem me deshire timen dmth edhe ne pajtim me mjeket te lind me operim? Ju lutem ma spegoni kete gje te qetesohem pak sepse nuk po di cfare te bej apo duhet vetem te pres? Ju faleminderit per keshillat e juaja te pa rreshtura dhe na falni nese po e zgjasim shume, pune te palodhur.