javë pas jave
Përshëndetje Dona
Unë mendoj se për ty dhe familjen tënde, po vjen momenti më i bukur i jetës. Fëmija yt edhe pak ditë do jetë me ty dhe ai ka nevojë për nënën e vet. Kjo është arsyeja me e madhe, për të larguar mendimet e trishtuara. Ti shkruan se shtatzënia ka kaluar shumë mirë dhe pa probleme, dhe unë them që dhe lindjen do e kalosh pa shqetësime dhe probleme.
Prandaj Dona, nuk ke arsye që të kesh frikë për lindjen e fëmijës tënd. Lindja është një fenomen natyral. Ti duhet të jesh e gëzur dhe e lumtur, e unë të këshilloj që deri në ditën e lindjes, përkëdhele fëmijën tënd duke kaluar lehtë dorën mbi bark dhe këndoj në çdo moment këngë të bukura. Kështu do qetësohesh dhe fëmija do e ndjejë vetëm më të sigurtë.
Të uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Më shkruaj kur të lindësh dhe puthe me dashuri atë krijesë të bukur që do të vijë në jetë.


Miredita doktoreshe, jam ne javen e 38, erdh koha gati me lind por nuk e di pse por me shkon mendja gjithnje rreth asaj se pse ndodh vdekja e prindit ne lindje edhe a jane raste te shpeshta keto? Te them qe shtatzenine e kam kalu mire por gjate gjithe kohes kam pas pak frike. Ju lutem te me jepni nje pergjigjje, kam frike :(. Ju pershendes shume Zoti ju shperblefte!