javë pas jave
Përshëndetje
Me ato që shkruan, kuptoj se në shtatzëninë e parë ke patur preeklapsi. Kjo do të thotë të kesh tension arterial të lartë mbi 140\90 mm/Hg, të kesh të pranishme në urinë sasi të shtuar të proteinave dhe prani të edemave. Ndër shkaqet më të shpeshta janë mosha e nënës nën 18-të vjeç dhe mbi 40-të vjeçe, shtatzënitë e shumfishta, obeziteti dhe diabeti, sëmundjet e veshkave etj. Kjo gjëndje mund të mos përsëritet në shtatzëninë e dytë. Duhet të kesh parasysh që nëse koncepton shtatzëninë e dytë, të ushqehesh në mënyrë të ekuilibruar, me sasi të bollshme proteinash dhe kalori të mjaftueshme. Është e nevojshme qetësia në shtrat dhe matja e rregullt e tensionit arterial. Është i këshillueshëm përdorimi i aspirinës që në fillim të shtatzënisë. Bisedo për këto problem me mjekun që do të ndjekë shtatzëninë e rradhës.
Gjithë të mirat.


Persh dr.mimoza keta desha te bej nje pyetje,,une shtatzanin e par para 2 viteve e kam pasur me operacion 200 me 120 mu ka rrit prej mujit te gjasht ndersa nejaven 33 34 e kam lind para kohe kam pasur proteina ne urin 3 plusa...e kshtu qe tash deshiroj nje shtatzani te dyt te cilin qe 3 muj jam duke tentuar nese mbes e filloj me medikmente a ka mundsi qe tens.mos tme rritet edhe te lindi normal dhe ..dhe prej qka vin kto proteinat ne urin,,te uroj qdo te mire ne jet..