Aborti medikal
Aurela *
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurela
Sipas përshkrimeve të fletëve shoqëruese të preparatit, hemoragjia duhet të minimizohet dy ditë pas marjes së tabletave të dyta. Nëse gjakrrjedhja vazhdon, drejtoje shoqen tënde tek mjeku gjinekolog që i ka rekomanduar marjen e tabletave, për të bërë ekzaminim ekografik dhe vlerësuar kavitetin uterin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha Mimozë kam një pyetje për një miken time , ajo kreu një abort me an të pilulave terapin e par kur e mori kishte dhimbje te fund barkut dhe filloj pak gjakderdhje pastaj me hapin.e dyt veq i filloj gjakderdhja e madhe ku mendohet se edhe abortoj pasi qe indi i doli kishte dhimbje te madhe te barkut si dhe gjakderdhje te madhe at dit ndersa të nesërmën gjakderdhja filloj ne sasi me te vogela qka e shqetëson deri ne takimin e ardhshëm me gjinekologun e saj është se a është normal kjo qe ka pak gjakderdhje tash apo si vazhdon kjo procesur Faleminderit për ndihmën qe po na ofroni