javë pas jave
Përshëndetje Anisa
Mirë do ishte që të kishe shkruar se për çfarë infeksioni bëhet fjalë. Infeksionet e traktit uro-gjenital, dhe janë të ndryshëm dhe shkaktohen nga shkaktarë të ndryshëm. Në më të shumtën e rasteve infeksionet paraqiten dy ose më shumë, të mbivendosur.
Infeksionet mund të jenë të fituar ose të shkaktuar nga ndryshimet në organizmin e gruas ose të ambjentit të saj vaginal. Infeksionet e fituar me rrugë seksuale, parandalohen duke kryer kryesisht marrëdhënie të mbrojtura dhe të sigurta. Ndërsa infeksionet nga prishja e ambjentit vaginal, mund të vijnë nga pakujdesia e higjenës ose e teprimit të higjenës, sidomos asaj vaginale, kur larja bëhet më sapunë apo solucione tjera që nuk janë me pehash neutral.
Për të mësuar më tepër mbi infeksionet seksualisht të transmetueshme, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;
http://www.bebaime.com/perinatologjia/infeksionet-seksualisht-t-transmetueshme
Anisa. Si fillim të rekomandoj të bësh analizë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës. Sipas përgjigjes së analizave, mjeku do të rekomandoj vazhdimësinë e analizave dhe në përfundim do të të japë trajtim medikamentoz të cilin duhet ta marrësh me korrektësi.
Të uroj shërim të shpejtë.


Deshta te pyes se kam shume problem me infeksion çdo muaj, me shfaqet dhe kam shume dhimbje, e perdori barna e mjekoj por prape me shfaqet. Desha te ju pyes si parandalohet edhe kush jane shkaqet kryesore te infeksionit, per se shfaqet? Flm shume, ju lutem kthemani pergjigjjen.