javë pas jave
Përshëndetje Medina
Sa përshkruan, kuptoj se ekziston një problem në furnizimin e bebit me gjak. Në gjuhën mjeksore kjo quhet insufiçiencë placentare (pamjaftueshmëri e placentës). Shkaqet nga se shkaktohet mund të jenë; diabeti, hipertensioni arterial, konsumi i duhanit ose shtatënitë e shumëfishta. Shpesh insufiçienca placentare vjen edhe nga mosha e madhe e gruas shtatzënë.
Ekzaminimi ekografik Doppler, bën të mundur vlerësimin e qarkullimit të gjakut në kordonin umbelikal si dhe në enët e mëdha të placentës dhe bëbit. Mosha e madhe e shtatzënisë, tashmë është pengesë për të marrë trajtime në mënyrë që korrigjimet të jenë efikatëse. Nëse kontrollet dhe trajtimet do ishin bërë më herrët, gjendja do ishte ndryshe.
Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.


Prsh M.K,te henen e kaluar isha ne kontrolle tek dr agroni,dhe kishte nje muaj qe bei im nuk kishte shtu shume ne peshe aqe sa eshte normale,por ne javen e 34-4 peshonte 1.730 isha ta heqja merakun se unee beje kontrollat ne gl tek gjinekologu im po as ky skishte ide se pse bebii ska shtu shume ne peshe,dhe ne pr dr me tha qe ke pjekje te placentes ne fazen e dyte,une nuk kisha shume njohuri rreth kesaj eshte shtatezania e pare edhe shume u bona merak,ai nuk me tha asgje tjeter as kurrnifar spejgimi se si te trajtohem apo diqka,vetem e pyta a shkon deri ne fund mu pergjigj qe po,po une kam lexu me pas lidhur me placenten,ato qe kan kete prob. trajtohen kurse mu sme tha asgje,prape dje isha tjeter kund nga meraku isha ne spitalin habceci te nje dr turk qe kam ndegju eshte shume i mire,dhe aaty bera kontrolle ultraze por nuk me tha qe ke diqka ne placente dhe qe bebi peshonte 2.kg pak me teper se me heret edhe pse prape seshte normale,eh tash cilit ti besoj .. qfar analize me rekomandoni ju me i be,a duhet analizat komplet dhe te placentes,si behet kjo e placentes pasi qe analizat tjera me ka ra me i bo,e kete te placentes skam ide si behet,dhe nese e bejj a verehet menjehere atty a ke probleme me placenten,flm .. pres pergjigje sa me shpejt nese ke mundesi sepse pres qe ti bej analizat..:A