Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni dhe perdorimi i hapave ne vagine

Mjeke e dashur jam ne javen e 9 plus dy dite dhe kesh te doktori me shikoj me tha qe ke infeksion te kepurdhave me jepi cenasten te perdor per ti futur ne vagin nje doze 500 mg por ajo ne kuti kishte dhe nje shkop per te shtyr hapin brenda...une nuk e dija we grate shtatzene duhet vetem me gishta te shyyjne hapin brenda une ebera me gisht e futa po skishte shkuar edhe fell pastaj e shtyva me ate applikatorin si shkop plastike edhe pak me fell kur lexova ne permbajtje pas fletes shkruante qe grate shtatzene duhet te perdorib vetem gishtat per te futur tableten brenda. Gjakderdhje skisha as asgje as dhimbje vetem qe u bera pak merak. Te pershendes dhe me nje pergjigje tuajen do me qetesoje sado pak. Sepse aty thoshte qendron nje rrisk nese perdor shkopin qe te demtosh siperfaqen qe eshte rrethuar bebi. Por nuk e futa shume fell te them te drejten.

Lona S (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Meqënëse nuk ka ndodhur asgjë e rëndë me shtyrjen e ovulës canesten, nuk ke përse të shqetësohesh. Tashmë e rëndësishme është që të përfundosh trajtimim, për t’u shëruar nga kandidoza. Preparati më i përdorur në shtatzëni pa efekte anësore në ecurinë e saj, është Ovocan, tre ovula vaginale dhe 6 tableta nga goja.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti