Koha e lindjes
Aferdita Halili
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aferdita,
Shtyrja e datës së parashikuar të lindjes edhe deri në dy javë konsiderohet normale, pavarësisht se kërkohet rritja e kujdesit mjeksor. Për të mësuar proçedurën që ndiqet për lindjet përtej datës së parashikuar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Sot isha ne kontrolle ne spital te qytetit, doktoresha me tha se je ne javen e 41 te shtatzanise dhe se isha hapur nje gisht. Po frikohem se ndoshta kam jave shume te shtatzanise dhe mos ndoshta jam hapur para kohe, pasi ishte nje rast urgjent nuk mund te konsultohesha me shume me te. te lutem doktoreshe me ndihmoni sepse eshte shtatzania ime e pare. me respekt te veqante aferdita halili