Pulsi i zemres ne shtatzeni
. Nita
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nita
Jashtë shattzënisë, konsiderohet si puls normal rrahjet midis shifrave 60-80. Mbi 80 vlerësohet si takikardi (ishpejtuar) dhe nën 60 si bradikardi (i ngadalsuar). Në shtatzëni rrahjet e zemrës së gruas rriten me rreth 10%, dhe kjo konsiderohet normale për shkak të volumit më të madh që gjakut që duhet të qarkulloj zemra.
Nëse rrahjet e zemrës janë më të mëdha apo më të vogla se shifrat e mësipërme si dhe nëse rrahjet janë të çrregullta, konsulta me mjekun kardiolog është e rëndësishme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita doktoreshe, deshta te pyes per pulsin e zemres ne shtatzeni, a eshte normale me rrah pulsi deri ne 100 sepse jam e shqetesuar, a mos eshte per beben e rrezikshme? Harrova me cek jam ne javen e 21-te. Kalo mire.