javë pas jave
Përshëndetje Jona
Sonda ekografike Doppler emeton në intervale, nëpërmjet impulseve me ultrazë se si kalon sasia e gjakut në vaza ose në valvulat e zemrës. Si rezultat i këtij funksioni, dalin në aparat, grafikë që tregojnë ndryshimet ose variacionet e shpejtësisë së gjakut në fazën e kontraksionit të zemrës (sistola) dhe rilashimit (diastola) të mureve të zemrës dhe të arterieve. Nëqoftëse këto grafikë maten, atëherë llogaritet shpejtësia e kalimit të gjakut.
Doppleri me ngjyra lejon pamjen direkte të fluksit të gjakut arterial, që del me ngjyrë të kuqe dhe me ngjyrë blu del gjaku venoz. Kështu bëhet e mundur të individualizohen më mirë vazat, që kanë ndryshime dhe që lidhen në patologjitë e ndryshme.
Doppleri tek gruaja shtatzënisë, studion disa lloj vazash të nëns dhe fetusit/fëmijës.
Për fetusin, Doppleri vlerëson gjendjen shëndetsore të tij, nëpërmjet llogaritjes së oksigjenimit dhe duhet bërë:
- Në shtatzënitë që kalojnë datën e parashikuar të lindjes.
- Në rastet e patologjive fetale: hipotrofive fetale (mbetja mbrapa e fetusit në krahasim me moshën e shtatzënisë), malformacioneve fetale, oligo dhe polihidramnion (kur ka pak apo shumë ujra).
- Në rastet e patologjive tipike të nënës shtatzënë; hipertension, diabet etj.
Për nënë, Doppleri vlerëson fluksin e gjakut, që kalon nga nënë tek bebi.
Ndryshimet të Dopplerit në nivelin e arterieve uterine, në muajin e 5-të të shtatzënisë mund të jenë shenja e parë e patologjive, që kanë mundësi të madhe për t’u verifikuar në muajt pasardhës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje! Ju lutem mund te me shpjegoni ç'eshte doppler,, me ka thene gjinekologu se duhet ta bej tani ne muajin e 8, jam 33 javeshe, duhet bere tani apo duhej me shpejte kjo?