Infertiliteti
Gane *
(13 vite më parë)
Përshëndetje Gane
Çdo lloj infeksioni si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat, mund të influencojnë negativisht për riprodhim. Prandaj kërkohet që çdo lloj infeksioni të trajtohet sipas antibiogramës, përpara se të tentohet për shtatzëni. Megjithatë, bashkëshorti të këshillohet edhe me një mjek androlog, i cili do të të japë edhe rekomadime të tjera shtesë nëse e ka të nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe.. e kam me te degjuar nga nje doktor turk ne emision, se shkaktar infertiliteti te mashkulli mund te jete infeksioni i veshit. Burri ka pas infeksion veshi dhe here pas here ju ka paraqit por eshte kuruar me antibiotike. u bera merak per kete gje, pasi ka 5 muaj qe tentojme per shtatzani. une kam bere kontrollat dhe ekzaminimet, doktoresha me tha qe vezoret jan mire, parmbrame kisha pas ovulim pasi qe shihej lengu i lire qe ka mbet nga pelcitja e vezes, mitra eshte ne suaza te normales. nuk kisha ndonje plage ne miter ose ciste.. pastaj kjo gjeja e infeksionit te veshit me shqetesoi, nese vertete eshte ky infeksion shkaktar, a kurohet?! te falenderoj shum per gjitha pergjegjet e kjarta dhe keshillat qe me keni dhene.