Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marrëdhënieve seksuale

Pershendetje e dashur doktoreshe, ju falenderoj shume per pergjigjet e tuaja, sinqerisht na kane ndihmuar shume... une kam lindur para 2 muajsh, ju jeni e vetmja qe ma gjetet dt e sakte ate dite qe me thate juve une Linda... para se te lindja mjeku konstatoi myk tek mua dhe me dha tableta mycomycen qe perdoren nga poshte mirepo i ndalova se linda a ben tani ti vazhdoj prape dhe mbas marredhenieve seksuale kam si fryerje barku te pashoqeruar me ndonje simptome tjeter kete gje e kam pas edhe me perpara shtatzenise mos duhet te shqetesohem apo nuk ka problem? Ju uroj pune te mbare.

Marsida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

I uroj jetë të shëndetshme fëmijës tënd.

Marsida, nuk të rekomandoj vazhdimin e trajtimit medikamentoz për kandidozë/myk, pa bërë një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Mbi ankesën për fryrjen e barkut, edhe sepse këtë situatë e ke patur përpara shtatzënisë, të këshilloj të konsultohesh më një mjek gastroenterolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti