Klamidia dhe ureoplazma gjatë shtatzënisë
Vlora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vlora
Trajtimi me antibiotikë është efikas për trajtimin e infeksionit me klamiida dhe ureaplazma, tek gratë shtatzëna në tremujorin e dytë dhe të tretë. Dy javë pas trajtimit, duhet të përsëritësh analizat.
Duhet të dish që infeskioni gjenital i klamidias tek gratë shtatzëna, nuk shkakton problem tek fetusi. Nëse ai është i pranishëm gjatë lindjes, ekziston mundësia që fëmija të infektohet kur të kalojë në rrugët e lindjes. Prandaj është detyrim. që infeksionet të shërohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam 40 vjeçare dhe kam mbetur shtatzene pa plan, por dëshiroj të lind. Mirëpo qysh në kontrollën e parë, më është bërë strishoja vaginale dhe klamidia më ka dalë pozitive. Tani jam e brengosur se mos ka ndikuar gjë tek beba ime?! Gjithashtu edhe ureoplazma më ka dalë pozitive. Përndryshe qe 7 ditë kam përdorur antibiotikë eritromicin me rekomandimin e mjekut. Gjithashtu edhe burri im. Ju lutem të më informoni sado pak sepse jam shume e brengosur?