Kur mund të bëj një test shtatzënie?
Ermira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ermira
Me ato që shkruan, kuptoj se ke një dëshirë shumë të madhe për të patur shtatzëni. Edhe unë uroj, që ajo të ketë filluar. Mundet që shenjat që tregon, të jetë lajmërueset e saj. Por mendoj se duhet pritur paksa. Përshëmbull, unë them që me durim dhe shpresë të presësh deri në ditën e pritshme të ardhjes se menstruacioneve. Nëse ato nuk vijnë, mund të bësh një test shtatzënie.
Por, konfirminim e plotë të fillimit të shtatzënisë e bën mjeku gjinekolog, rreth javës së 5-të. Me konfirminim e shtatzënisë, mjeku do të rekomandoj të kryhesh edhe disa analiza si dhe do të rekomandoj të përmirësosh dhe rregullosh rregjimin ushqimor dhe aktivitetin e përditshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, menstruacionin e fundit e kam pasur me 5.9.2011, une kam disa shqetesime, si perzirje, dhimje koke, me mpihen kembet, dhimbje te lehta barku, doja t`ju pyes kur mund te bej nje test shtatzenie? Faleminderit jeni shume e mire