Gjakrrjedhja pas marredhenieve (vazhdim)
Desa Desa
(13 vite më parë)
Përshëndejte Brisi
Kandidoza nuk është shkaktar i gjakrrjedhjes gjatë marrëdhënies menstruale, prandaj shkaku i saj mbetet sforcimi gjatë kryerjes së marrëdhënies. Për të hequr merakun, bëj edhe një herë analizat e sekrecioneve vaginale në një laborator tjetër, jo në atë që i ke bërë herën e parë. Pres që rezultatin e analizave, të ma bësh prezent.
Ashtu si të kam shkruajtur edhe herën e fundit, për të shmangur dhimbjen gjatë marrëdhënies seksuale si dhe gjakrrjedhjen për shkak të sforcimeve, duhet të përdorësh xhel neutral lubrifikues gjatë penetrimit të organit mashkullor. Xheli gjendet në farmaci.
Gjithë të mirat.
A shkaktohet gjakderdhja pas marredhenieve nga epizotemia? Pershendetje Dr, disa muaj me pare pata gjakderdhje pas mardhenies, e bera analizat e sekrec te bardha dhe Pap test e Kolposkoi. pap test rezultoi negativ. u kurova per nje infeksion. por shoh se perseri kam gjakderdhje pas mardhenieve, a mund te shkaktohet kjo nga epizotemia, pasi mjekja qe bera kolposkopine me tha qe seshte punuar mire me ty ne qepje e kjo gje rregullohet pas lindjes se dyte. iu lutem me tregoni per shkaqet e kesaj gjakderdhje, faleminderit Brisi B (1 javë më parë) Gjinekologja përgjigjet MD Mimoza Keta Përshëndetje Brisi Më vjen mirë që Pap-testi ka dalë negativ, por do dëshëroja të më shkruaje se çfarë infeksioni ke kuruar sepse një nga shkaqet kryesore të gjakrrjedhjes pas marrëdhënies seksuale është një infeksion specifik. Duke përjashtuar praninë e infeksioneve vaginale pas trajtimit, mund të dyshohet që gjakrrjedhja pas marrëdhënies të jetë epiziotomija. Por nëse plaga e epiziotomisë është e mbyllur, nuk ka arsye që gjakrrjedhja të jetë e pranishme pës aktit seksual. Mund të kesh ankesa për dhimbje gjatë penetrimit, por jo gjakrrjedhje, për ndryshe duhet të ndërpresësh marrëdhëniet deri në mbylljen e plagës së epiziotomisë. Për të lehtësuar penetrimit, të këshilloj të përdorësh xhel neutral për të rritur lubrifikimin gjatë penetrimit i cili mund të gjendet në farmaci. kjo eshte pyetja qe iu kam drejtuar para nje jave. pergjigja eshte qe jam trajtuar per Candida Albicans.une kam 10 muaj qe kam lindur. por qe pas lindjes , gjithmone ne fillim te mardhenies, sa kryhej penetrimi kam pasur pak dhembje. cfare me keshilloni te bej ne vazhdimesi, te bej analizat e sekrecioneve? iu faleminderit per kohen tuaaj